Kombëtarja e Kosovës në basketboll do ta zhvillojë sot ndeshjen e tretë parakualifikuese për Eurobasketin e vitit 2025.
Kosova do të luaj sërish si mysafir, kësaj radhe si kundërshtar do ta ketë Zvicrën. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:30.
Pikërisht helvetikët janë përfaqësuesja që Dardanët kanë të vetmen fitore ndaj tyre.
Këto dy ekipe u përballën mes vete më 19 korrik në sfidën e luajtur në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit, të cilën tanët e fituan lehtësisht 76:49.
Kosova në këtë ndeshje hyn pas disfatës ndaj Danimarkës. Danezët gjithashtu kanë mposhtur edhe Zvicrën.
Kosova ka tri pikë, një fitore e një humbje. Grupit H i prin Danimarka me katër pikë, dy fitore, derisa pa fitore ende është Zvicra e fundit.
Pra, sfida e radhës për Dardanët është ajo e së shtunës në udhëtim te Zvicra.
Këtë kampanjë, Kosova e mbyll më 5 gusht në shtëpi ndaj Danimarkës.
Ekipi i cili del i pari në grup, shkon në fazën e grupeve të Eurobasketit 2025.