-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova, super-favorite ndaj Andorrës në bazë të kompanive të basteve

Kombëtarja e Kosovës është favorite absolute ndaj Andorrës, në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024.

“Dardanët” do t’i hyjnë ndeshjes së nesërme të motivuar pas barazimit me Izraelin 1:1, mbi të gjitha pas paraqitjes që e bënë në pjesën e dytë, shkruan “Gazeta Express”.

Kompanitë e basteve i kanë dhënë avantazh të madh Kosovës për një fitore eventuale në ndeshjen që do të luhet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Fitorja e Verdhekaltërve është vlerësuar me kuotën 1.30, barazimi 5.00, e fitorja e Andorrës, 11.00, në bazë të analizave që janë bërë, ku përfshihet fuqia e Kombëtareve dhe forma aktuale e tyre.

Me këtë rast, Kosovës i jepen 76.9% të mundësive për t’i mbajtur tri pikët në shtëpi, barazim ka të ngjarë të mbyllet loja 20%, kurse mysafirët kanë mundësi 9.1% t’i shkëpusin pikët nga kryeqyteti kosovar, gjithnjë sipas kompanive të basteve.

Pra, të paktën në letër, fitorja e Vedat Muriqit me shokë shihet si e padiskutueshme.

Kosova barazoi 1:1 në udhëtim me Izraelin në hapje të kampanjës së saj kualifikuese për Euro 2024, kurse Andorra u mposht nga Rumania në shtëpi, 0:2.

Dueli mes Kosovës dhe Andorrës do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 20:45.

/PrishtinaPress/ Më shumë rreth Sportit  Sport -prishtinapress.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img