7.4 C
Pristina
Monday, October 7, 2024

Buy now

spot_img

Kosova siguron pjesëmarrjen në Botërorin që mbahet në Arabinë Saudite, mposht Letoninë

Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të play-offit për “Counter Strike”, duke mposhtur Letoninë dhe njëkohësisht siguroi pjesëmarrjen në Botëror, që do të mbahet në Arabinë Saudite.

Skuadra e ndërtuar nga Ensar “Caleyy” Ersuzi, Arbnor “Dementor” Pacolli, Bledar “BledarD” Dula, Arlind “deb0” Sadiku dhe Butrint “HYPER1” Gashi ishte mahnitëse duke shënuar fitore 2:1 në mape ndaj Letonisë.

Fillimisht, në mapin e tyre “De_Dust2”, Kosova regjistroi një fitore të shpejtë me rezultat 13:5, ku “Caleyy” ishte i shkëlqyeshëm me 22 eliminime.

Ndërsa, në mapin e dytë “De_Anubis”, loja ishte shumë më e ngushtë, me ekipin kosovar që ishte në epërsi me rezultat 12:8, por pastaj letonezët u këndellen duke bërë një përmbysje në 16:14.

Kështu, u nevojit mapi i tretë “De_Mirage” për ta vulosur fituesin, ku pesshja kosovare ishte më e mirë duke regjistruar fitore me rezultat 13:7.

Ndërkohë, në çerekfinale Kosova do të përballet me fituesin e ndeshjes Norvegji – Portugali. Përballja zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:00.

Kujtojmë, nga 12 ekipet pjesëmarrëse shtatë prej tyre do të sigurojnë vendin në Botërorin (një vend tashmë e ka siguruar Kosova), që mbahet në Arabinë Saudite, në datat 11-19 nëntor 2024.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img