0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kosova shpall të mbyllur emergjencën me COVID-19

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbyllje të emergjencës së shëndetit publik, pas 3 vitesh betejë më pandeminë COVID-19.

Kërkesën për mbyllje të kësaj gjendjeje e bëri ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë mbledhjes së Qeverisë, prej ku tha se institucioni qe ai drejton ka marrë parsysh situatën epidemiologjike në Kosovë, dhe kërkesa e tij bëhet në përputhje me rekomandimin e Insitutit Kombëtar për Shëndetin Publik dhe deklaratën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH, më 5 maj, duke theksuar tendencën në rënie të vdekjeve nga COVID-19 në gjithë botën, si dhe nivelet e larta të imunizimit të qytetarëve ndaj ndaj sëmundjes, këshilloi se është koha për të kaluar në menaxhimin afatgjatë të pandemisë.

“Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së përcakton se COVID-19 tani është një çështje shëndetësore e vazhdueshme që nuk përbën më një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e OBSH-së të cilën e përmendi ministri Vitia.

Kosova kishte shpallur emergjencë të shëndetit publik në mes të muajit mars të vitit 2020. Shpallja e kësaj gjendjeje krijoi mekanizma për të ofruar ndihmë të koordinuar qeveritare për qytetarët.

“Natyrisht, Ministria e Shëndetësisë me institucione tjera përgjegjëse do të vazhdojë të përcjellin nga afër dhe me shumë kujdes situatën epidemiologjike në vend dhe në përputhje me këtë do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme në të ardhmen”, tha Vitia.

Në Kosovë, deri sot, 3,217 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, dhe 273,934 të tjerë janë prekur nga virusi.

Kryeministri Albin Kurti në këtë mbledhje tha se brenda 6 muajve nga fillimi i vaksinimit masiv, kemi imunizuar 60% të popullatës së targetuar”.

Sipas OBSH-së, deri më 15 janar të vitit 2023, në Kosovë janë administruar gjithsej 1,836,901 doza vaksinash.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img