Madje, Strache tha se serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës kanë të drejtë për vetëvendosje ose autonomi, por që kjo do të kërkonte negociata të gjata, dhe se Kosova sipas tij në këtë çështje është e pamëshirshme.
“Kosova padyshim që është pjesë e Serbisë”, ka thënë zëvendëskancelari i Austrisë.
Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësja e ministrisë së jashtme në Austri, Elisabeth Hechenleitner, transmeton lajmi.net
Ajo ka thënë se njohja e Austrisë për Kosovën është një fakt i pakthyeshëm.
“Njohja e Kosovës nga Austria është fakt i padiskutueshëm. Kjo nuk mund të ndryshohet”, tha zëdhënësja.
E ndaj këtyre deklaratave, reagun edhe përfaqësuesit e partive opozitare në Austri.