2.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Kosova shkakton “përçarje” në Austri, ministrja e jashtme thotë se njohja nuk kthehet

Karin Kneissl, ministre e jashtme në Austri është distancauar nga deklarata e zëvendës-kancelarit austriak, Heinz Strache i cili sot deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë.

Madje, Strache tha se serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës kanë të drejtë për vetëvendosje ose autonomi, por që kjo do të kërkonte negociata të gjata, dhe se Kosova sipas tij në këtë çështje është e pamëshirshme.

“Kosova padyshim që është pjesë e Serbisë”, ka thënë zëvendëskancelari i Austrisë.

Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësja e ministrisë së jashtme në Austri, Elisabeth Hechenleitner, transmeton lajmi.net

Ajo ka thënë se njohja e Austrisë për Kosovën është një fakt i pakthyeshëm.

“Njohja e Kosovës nga Austria është fakt i padiskutueshëm. Kjo nuk mund të ndryshohet”, tha zëdhënësja.

E ndaj këtyre deklaratave, reagun edhe përfaqësuesit e partive opozitare në Austri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img