Kosova ka trefishuar epërsinë ndaj Qipros.
Vetëm pasi filloi pjesa e dytë, “Dardanët” kanë realizuar edhe golin e tretë në minutën e 46-të.
Pas një superaksioni të luajtur mes lojtarëve dardanë, që përfundoi me goditje të shtyllës, topi erdhi tek Elbasan Rashani i cili e futi topin në rrjetë me lehtësi.