4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kosova shënon fitoren e dytë në Kampionatin Evropian

Kosova e ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që po zhvillohet në Prishtinë.

Dardanët e rinj edhe në sfidën e dytë ishin dominues, ku kësaj radhe kanë mundur Gjibraltarin me shifrat 56:123 (7:22, 18:31, 10:32, 21:38).

Vetëm pesë minutat e parë ishin të barabartë, ku më pas Dardanët shkëlqyen deri në fund, duke dominuar totalisht ndaj kundërshtarit, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

I jashtëzakonshëm në këtë përballje ishte Lis Binishi me 43 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, si dhe katër topa të vjedhur, ndërsa Anes Krasniqi shtoi 23 pikë.

Kjo ishte fitorja e dytë për Kosovën U16, pas asaj ndaj Maltës, ndërsa sfidën e fundit në grupe e ka ndaj Andorrës, të hënën mbrëma.

Gjatë ditës së tretë, Andorra mundi Maltën 98:57, Azerbajxhani mposhti Armeninë 92:58 dhe Qipro shënoi fitore kundër Shqipërisë 110:51.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img