Sekretari gjeneral i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka thënë se Kosova është shembull në luftën kundër terrorizimit.
Këto komente Stoltenberg i bëri në një tryezë me ministrat e shteteve anëtare të NATO-s, njofton Klan Kosova.
“Mendoj se kemi marrë një mësim shumë të rëndësishëm nga Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe nga Afganistani, se përfundimisht është shumë më mirë që terrorizmi të luftohet nga vetë forcat lokale, që ata vetë të ndërtojnë institucionet e sigurisë ,se sa NATO të dërgojë numër të madh të trupave tanë luftues në operacione të tilla luftarake”, ka thënë Stoltenberg.