Site icon PrishtinaPress

Kosova s’është shteti i katërt që ka menaxhuar më së miri me pandeminë

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë shpërndarë një postim me të dhëna të vjetra ku tregohet se shteti kosovar renditej si vendi i katërt që ka menaxhuar më së miri pandeminë. Në fakt, të dhënat e sakta tregojnë Kosova renditet pas Shqipërisë, Bullgarisë, Bjellorusisë, Letonisë, Rusisë, Ukrainës dhe Sllovakisë.

Më shumë se një person ka vdekur për 100 mijë banorë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Kjo është shifra e saktë e vdekjeve e jo e dhëna e publikuar nga një medium spanjoll ku thuhet se vdekshmëria  në 100 mijë kosovarë është 0.65.

Kjo sepse në Kosovë jetojnë 1.8 milionë banorë, ndërsa, deri më tash kanë vdekur 22 persona. Pra, i bien që kanë vdekur më shumë se një person për 100 mijë banorë.

Reuf Shkodra, hulumtues në Universitetin e Debrecenit në Hungari, ka dhënë shpjegime për numrin e saktë të vdekjeve dhe ka treguar se të dhënat e shpërndara nga zyrtarët e Qeverisë janë të pasakta.

“Numri i vdekjeve per 100 mije banore ne Kosove nuk eshte 0.65 por eshte saktesisht 1.192. Jane 22 vdekje per 1.85milion banore. Kalkulone”, ka shkruar Shkodra.

Shkodra ka nxjerr të dhëna se momentalisht në Europë më së shumti viktima ka në Belgjikë krahasuar me numrin e banorëve dhe është para Spanjës.

Sipas tij, Kosova s’është në katërshen më të mirë në borë pavarësisht se kosovarët ndodhen në vend të mirë sa i përket luftimit të pandemisë.

“Nuk jemi ne top 4-shen me me se paku te vdekur ne Evrope, ngase me mire se ne jane Shqipëria, Bullgaria, Bjellorusia, Letonia, Rusia, Ukraina dhe Sllovakia”, ka shkruar ai.

Deri më tash në Kosovë, me 1.8 milion banorë, jane të infektuar me COVID-19 823 persona, prej tyre janë shëruar 336 dhe kanë vdekur 22.

Në gjithë botën janë infektuar me koronavirus mbi 3.4 milionë njerëz, janë shëruar mbi një milion dhe kanë vdekur 244 mijë persona.

Sipas worldometers, në Shqipërinë me 2.8 milionë banorë me COVID-19 janë infektuar 795 persona, janë shëruar 531 dhe kanë vdekur 31 njerëz.

Në Bullgarinë me 7 milionë banorë janë prekur me COVID-19 1,611 persona, janë shëruar 308 dhe kanë vdekur 72.

Në Bjellorusi me 9.4 milionë banorë janë prekur 15 mijë persona, janë shëruar 3 mijë e 117 dhe kanë vdekur 97.

Në Letoni me 1.9 milion banorë janë prekur me COVID-19 871 persona, janë shëruar 348 dhe kanë vdekur 16 të tjerë.

Në Sllovakinë me 5.4 milionë banorë janë prekur me koronë 1400 persona, janë shëruar 608 dhe kanë vdekur 24 të tjerë.

Në Rusinë me 144 milionë banorë janë prekur 135 mijë persona, 16 mijë janë shëruar, kurse kanë vdekur 1280 të tjerë.

Në Ukrainë me 42 milionë banorë janë prekur me virus 11 mijë e 900 persona, janë shëruar 1547, ndërsa kanë vdekur 288.

Exit mobile version