Kosova është deklaruar krahë partnerëve ndërkombëtare ndaj sulmeve të filluar ndaj grupimit Huth, shkruan Gazeta Express.
Përmes një deklarate nga MPJ-ja, thuhet se përkrahin veprimet ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme.
“Republika e Kosovës mbështet plotësisht veprimet proporcionale ushtarake të partnerëve tanë ndërkombëtarë kundër grupimit të armatosur Huth, i cili përveç që po kërcënon stabilitetin në Lindje të Mesme përmes sulmeve kundër anijeve komerciale, po pengojnë seriozisht edhe qarkullimin e lirë të tregtisë dhe mallrave, gjë që rrjedhimisht po krijon pasoja negative për ekonominë dhe fushat e tjera”, thuhet në njoftim.
Në deklaratë tutje thuhet se armiqtë e paqes janë armiq të të gjithve.
“Armiqtë e paqes, stabilitetit, sigurisë, demokracisë, rendit botëror dhe civilizimit janë armiq të të gjithëve. Vetëm së bashku mund të arrijmë që t’i mundim e të krijojmë një botë të qëndrueshme, e cila prioritet ka paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe përparimin në një botë, gjithnjë e më të globalizuar”, thuhet tutje në deklaratë.
/Express/