Site icon PrishtinaPress

Kosova pritet ta zgjedhë trajnerin të mërkurën

Kombëtarja e Kosovës do të bëhet me selektor të ri javën që vjen.

Për këtë ka siguruar për “Gazetën Express” kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Dardanët” janë në kërkim të përzgjedhësit të ri nga muaji tetor i vitit të kaluar kur u ndanë me ish-selektorin, Bernard Challandes.

“Të mërkurën do të dihet gjithçka. Jemi në bisedime me pesë trajnerë, gjermanë dhe zviceranë. Njëri prej tyre mund të emërohet selektor. Nuk ka trajnerë turq në opsion”, deklaroi kreu i futbollit kosovar.

Ademi konfirmoi se Felix Magath është ende në opsion. Ndërkohë, zbuloi se asnjëri nga trajnerët të cilëve u është bërë oferta, nuk kanë kthyer ende përgjigje.

Exit mobile version