12.5 C
Pristina
Friday, January 31, 2025

Buy now

spot_img

Kosova pret Maltën, në ‘Fadil Vokrri’ kërkohet vetëm fitorja

“Kam thënë se Kosova është favorite duke u bazuar në futbollistët e saj që luajnë nëpër klube të mëdha, dhe unë besojë se brenda pesë viteve Kosova do ta ketë një top-Kombëtare”

Kështu ka deklaruar Ray Farrugia, trajneri i Kombëtares së Maltës të mërkurën në konferencën për shtyp të mbajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Pikërisht në këtë stadium, sot rikthehen emocionet e Ligës së Kombeve, ku Përfaqësuesja e Kosovës kërkon fitoren e dytë në këtë garë, ku për kundërshtar ka Maltën, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Kosova që kryeson në grupin 3 në Ligën D me katër pikë, cilësohet favoritja e këtij grupi, por ky epitet duhet dëshmuar, dhe Malta është një kundërshtar ndaj të cilit duhet ta bëjë atë.

Trajneri Bernard Challandes është shprehur optimist para kësaj ndeshje, duke respektuar kundërshtarin, por i bindur se nuk do ta zhgënjej besimi në lojtarët e tij.

“Unë e kam studiuar lojën e Maltës kundër Azerbajxhanit. Ekipi më i mirë ka qenë Malta. Ata e kanë një ekip kompakt në mbrojtje. Janë të rrezikshëm në kundërsulme dhe në harkime. Këto janë aspektet që ne duhet t’i kemi parasysh. Unë dua nga ekipi qe të luajmë një lojë të mençur. Nuk dëshiroj vetëm sulm, dua të jemi edhe të komponuar”, ka deklaruar Challandes.

“Kam respekt për ekipet tjera, por jo frikë. Filozofia ime e futbollit është që të japim performancën më të mirë. Kam besim të plotë te gjithë skuadra ime”, ka përfunduar ai.

Kosova për këtë ndeshje është freskuar me një emër të ri. Bëhet fjalë për Lirim Kastartin, talentin që po shkëlqen te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci, ku ka shënuar gjashtë gola këtë sezon, duke kryesuar në listën e golashënuesve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img