0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kosova po shënon rritje solide ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim menaxherin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli.
“Gatë takimit, u bisedua për progresin që është arritur në Kosovë si dhe për projektet e përbashkëta për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Mustafa foli për prioritetet e Qeverisë duke theksuar projektet në energjetikë, në bujqësi, në zgjerimin e sistemit të ujitjes, përgatitjen dhe punësimin e të rinjve në tregun e punës, efiçiencën në energjetikë si dhe reformat që po ndërmerren në fuqizimin e sektorit privat”, thuhet në njoftimin për media.
Duke e falënderuar për përkrahjen e deritashme të Bankës Botërore, kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë në investimet kapitale, në arsim, në shëndetësi e fusha të tjera të jetës, në kuadër të zhvillimit ekonomik të vendit.
Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, vlerësoi lartë të arriturat në Kosovë në shumë fusha.
“Mantovanelli foli edhe për punën që po bëhet në përgatitjen e strategjisë së Bankës Botërore për ndarjen e fondeve për Kosovën në periudhën e ardhshme, duke përmendur mundësitë që Banka Botërore të përkrah projektet energjetike, projektet për rritje ekonomike të qëndrueshme, për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë dhe gratë, projektet në bujqësi, në infrastrukturë, teknologji informative, e fusha të tjera”, thuhet më tej në njoftimin për media.
Strategjia e Bankës Botërore do të jetë kompatibile me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe programin qeverisës të Kosovës.
Gjatë takimit, ishte konkluzion i përbashkët se Kosova, falë reformave dhe përkushtimit të deritashëm, ka shënuar rritje solide ekonomike dhe ka arritur t’i adresojë disa prej sfidave të deritashme./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img