4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kosova po plaket e po pakësohet, nga viti 1981 ka 400 mijë banorë më pak

Derisa bota të martën e 15 nëntorit ka arritur numrin 8 miliardë banorë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i shqetësuar për rënien e numrit të popullsisë në Kosovë.

Në tryezën “Perspektiva Demografike e Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme”, Konjufca tha se nga viti 1981, Kosova ka 400 mijë banorë më pak.

Ai shtoi se nuk duhet të lejohet që të vijë viti 2060 e të thuhet që Kosova ka rënë në 1.2 milionë banorë.

“Aseti më i rëndësishëm për Kosovën është rinia, por duhet ta kemi parasysh që Kosova për çdo vit është më pak e re, shtetet bëjnë përpjekje që ta ruajnë popullsinë e tyre, edhe Kosova duhet ta bëjë këtë dhe po mundohet për këtë. Mirëpo, të gjithë jemi të brengosur se në vitin kur kam lindur unë dhe kur po flasim, Kosova i ka 400 mijë banorë më pak. Kurse ne jemi vendi me natalitetin më të lartë në Evropë, kjo tregon se çka ka ndodhur me të vërtetë. Kjo çështje duhet të jetë në fokus të mobilizimit të të gjitha institucioneve tona për të bërë një plan nacional dhe gjithëpërfshirës. Për këto shifra të cekura më lartë, po flas për vitin 1981 kur është bërë regjistrimi i popullsisë, Kosova ka pasur përafërsisht 2 milionë banorë, dhe sot thuhet që është 1.6 milionë banorë”, theksoi ai.

Tryeza “Perspektiva Demografike e Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme”

Kryetari i Kuvendit tha po ashtu se me pa durim po pret të miratohet në kuvend strategjinë për zhvillim të qëndrueshëm.

Ndërsa, kryetarja e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, Fatmire Kollçaku ka thënë ka rënie të dukshme të natalitetit në vend, dhe kërkoi nga institucionet e vendit që të ndihmohen çiftet e reja.

“Si shoqëri e kemi për detyrë që t’i mbështesim familje apo çiftet e reja mos të kenë pengesa në planifikim familjar dhe mos të ndalen me një numër të vogël të fëmijëve, sepse vërtet trendet janë të tilla që kemi rënie të dukshme të natalitetit dhe kjo vetëm se mund të përkeqësohet për shkak të arsyeve të shumta”, tha Kollçaku, njofton KP.

Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence tha se rinia mund të largohet nga vendi për shumë arsye.

Ajo theksoi se shëndetësia, arsimi, drejtësia dhe ndjenja e pasurit të ardhme për vete dhe familjet e tyre është me rëndësi për të rinjtë që të mos e braktisin vendin.

“Rina është mundësi e shkëlqyeshme për Kosovë, 50 për qind e popullatës janë nën moshën 30 vjeçare, kjo është një mundësi e favorshme në krahasim me shtetet e tjera. Por, si mundemi me u siguruar që të rinjtë e Kosovës qëndrojnë dhe besojnë fuqishëm në vendin e tyre. Megjithatë nevojat e të cilat i kanë ata janë diçka që ndoshta institucionet tona duhet kosovare duhet t’i përmbushin. Çka është e rëndësishme për të rinjtë? Është shëndetësia, arsimi, drejtësia dhe ndjenja e pasurit të ardhme për vete dhe familjet e tyre”, theksoi Spence.

Ajo shtoi po ashtu se të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e të rinjve duhet të adresohen nga institucionet e vendit. Mësohet se 40 për qind e të rinjve nuk janë të inkuadruar në punësim, arsim dhe trajnime./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img