Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Prishtina, me rastin e rihapjes së vijës hekurudhore Beograd-Kosovë, u përpoq të provokojë konflikt në shkallë të gjerë.

Siç raporton Tanjug, në konferencën e mbajtur për media, Vuçiq ka thënë se shqiptarët dhe forcat e tyre speciale u përpoqën gjatë ditës të hedhin në erë një pjesë të hekurudhës, kurse siç tha ai dërguan një njësi të veçantë në Jarinjë, “për të krijuar konflikt”.