13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Kosova pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, kuvendi serb miraton deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”

Deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë miratuar Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”, i cili u mbajt më 8 qershor në Beograd mes Republikës së Serbisë dhe Republika Sërpskas, që flet për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmes së përbashkët të popullit serb.

“Qeveritë e Serbisë dhe të Republikës Sërpska miratuan, në kuadër të Kuvendit Gjithëserb në Beograd, më 8 qershor, propozimin e Deklaratës për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare dhe Politike dhe të Ardhmen e Përbashkët të Popullit Serb, ku thuhet se populli serb përfaqëson një entitet të vetëm, se Kosova dhe Metohia janë pjesë e patjetërsueshme e Republikës së Serbisë, një nga përcaktuesit e identitetit kombëtar serb, si dhe nuk mbështet rezolutën për Srebrenicën”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë, raporton Klankosova.tv.

Deklarata përmban 49 konkluzione, qëndrime dhe qëllime “për të cilat janë rënë dakord me mirëbesim dhe me qëllim të ruajtjes së paqes, stabilitetit, identitetit kombëtar, kulturor e fetar, si dhe me qëllim të intensifikimit dhe thellimit të bashkëpunimit dhe mbrojtjes së ndërsjellë nga ana e Kuvendit gjithëserb të popullit serb të Serbisë dhe të Sërpskas”.

Në dokument thuhet gjithashtu se “Parlamenti Gjithëserb mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuara me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 dhe rezolutat e tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe të drejtën dhe detyrën e Republikës së Serbisë që t’i përkushtohet mbijetesës së popullit serb në Kosovë”.

Për Deklaratën, 139 deputetë votuan pro, nëntë ishin kundër, askush nuk abstenoi dhe gjashtë deputetë nuk votuan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img