3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kosova pjesë e GSMA-së nëpërmjet IPKO-s, ky është urimi i Stavilecit

Ministri i Zhvilimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka uruar anëtarësimin e Kosovës në GSMA nëpërmjet IPKO-s. Stavileci ka thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjitha kompanitë e TIK në Kosovë që do të përfitojnë nga kjo njohje e re.

IPKO, operatori i shërbimeve të telekomunikacionit në Kosovë, dje kishte njoftuar zyrtarisht se është bërë anëtare e plotë e shoqatës më të madhe ndërkombëtare të telekomit GSMA, e cila përfaqëson më shumë se 7 miliardë lidhje mobile dhe 220 shtete dhe territore nga të gjitha kontinentet.

Ministri Stavileci, ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë anëtarësim të Kosovës në GSMA, duke thënë se të gjitha kompanitë e TIK në vend do të përfitojnë nga kjo njohje e re.

“Urime Kosovë! Sapo e lexova lajmin që Kosova është bërë shteti më i ri anëtar në GSMA – organizatën e madhe botërore të telekomit dhe teknologjisë informative, me të drejta të plota dhe status të barabartë sikurse të gjitha shtetet tjera të zhvilluara. Një lajm i mrekullueshëm për të gjitha kompanitë e TIK në Kosovë që do të përfitojnë nga kjo njohje e re”, ka shkruar Stavileci.

IPKO kishte njoftuar dje se GSMA përfaqëson interesat e operatorëve mobil në mbarë botën, duke bashkuar rreth 800 operatorë me pothuajse 300 kompani në ekosistemin më të gjerë mobil, duke përfshirë prodhuesit e telefonave mobil dhe pajisjeve elektronike, kompanitë e softuerit, kompanitë e internetit, si dhe organizatat e sektorëve të afërt me industrinë.

Si një anëtar i ri i GSMA, IPKO do ta përfaqësojë Kosovën dhe do ta prezantojë tregun kosovar të telekomit tek operatorët e huaj në GSMA WAS (Wholesale Agreements & Solution Group) ngjarjen ndërkombëtare të telekomit  që mbahet në Macau më 27 mars 2017, dhe do t’i informojë të gjitha palët e interesuara rreth kodit të ri shtetëror të cilin Kosova e ka marrë nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img