13.4 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Kosova pesë vjet më parë u bë me ushtri

14 dhjetori i vitit 2018, shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë të shtetit të Kosovës.

Pesë vjet më parë, Kosova u bë me ushtri.

Vendimin madhor e morën deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me 106 vota pro dhe një abstenim, votuan tri ligjet që ndryshuan mandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por pa iu ndryshuar emri.

Ligjet që u miratuan: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.

Në seancën për ushtrinë, nuk kishin marrë pjesë deputetët serbë, të cilët e kishin kundërshtuar transformimin.

Ky vendim i të zgjedhurve të popullit u cilësua si vendim historik, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img