Federata e Futbollit të Kosovës, ditën e sotme ka njoftuar se ka shkarkuar nga pozita e trajnerit të Kosovës, Primoz Glihan.
Gliha u shkarkua pas rezultateve të dobëta, ku Kosova u rendit e pesta në grup, në kualifikimet e Kampionatit Evropian, shkruan IndeksOnline.
Vendin e tij pritet ta zë një trajner tjetër i huaj.
Sipas asaj çfarë raporton ”sportske.ba”, trajner i ri i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, do të jetë tekniku boshjak, Blazh Sliškoviq.
Ish futbollisti dhe trajneri i Hajdukut, edhe më herët ishte kandidat për stolin e Kosovë dhe tashmë duket se është shumë afër marrëvesjes./IndeksOnline/