Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) instalon “frymën gjermane”, duke emëruar një gjerman për drejtor
Gjermani Michael Nees ka nisur punën në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), megjithëse nga krerët e kësaj organizate ende nuk është prezantuar “si përforcim”.
Nees në FFK ka marrë rolin e drejtorit teknik, ndërsa ka ardhur me rekomandim dhe financim të Federatës së Futbollit të Gjermanisë. Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi për Kohën Ditore.
Nees do të merret me të gjitha punët teknike, sidomos ato që kanë të bëjnë me përfaqësueset e Kosovës. Dhe ai ka përvojë të madhe nëpër botë në këtë rol, pasi ka punuar në shumë federata të vendeve në transicion.