Site icon PrishtinaPress

Kosova përfaqësohet në samitin global të teknologjisë në Dublin

Në kryeqytetin Irlandez Dublin është duke u mbajtur edicioni i parë i konferencës  dy ditore ndërkombëtare të  teknologjisë “The Dublin Tech Summit”.

Ngjarja e cila konsiderohet si më e madhja në botë për teknologji,  përfshin bisedime dhe panel diskutime me 200 figura të brendshme dhe ndërkombëtare nga industria e teknologjisë.

Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga Drin Mulliqi, i cili është bashkëpronar dhe drejtor i platformës për blerjet online Fafi, e cila u lansua këtë muaj, duke prezantuar tregun kosovar me trendin global të blerjeve online.  Mulliqi është ftuar të flas në dy panele, për të ndarë sfidat e nisjes së  Fafi-t dhe strategjitë për zhvillimin e mëtutjeshëm të platformës.

Ndër folësit kryesorë të këtij samiti, janë  themeluesi i “Blue J Strategies” Jimmy Chamberlin,  themeluesja e “If We Ran The World” dhe “Make Love Not Porn” Cindy Gallop, Matthew Luhn nga “Pixar” si dhe përfaqësues të kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë si  Google, Ali Express, Yahoo  etj.

Një robot humanoid i quajtur Robothespian, është gjithashtu në listën e folësve kryesor të këtij samiti.

Pjesëmarrës në “The Dublin Tech Summit”  janë mbi 10 mijë persona, duke përfshirë  ndërmarrës me ndikim, ekspozues, sponsorë, investitorë, startups etj.  Samiti do të zgjasë dy ditë, 15 dhe 16 shkurt, dhe trajton 8 tema nga industria e teknologjisë.

Exit mobile version