8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

“Kosova për pavarësi duhet t’i falënderohet Kroacisë dhe Bosnjës”

“Sikur Serbia të mos e sulmonte Kroacinë dhe Bosnjën, e sikur kroatët e boshnjakët nuk do të vriteshin, nuk do të kishte aksion të NATO-së në Kosovë”, thotë në një kolumne për Al Jazeera Balkans, shkrimtari dhe analisti politik që jeton në Sarajevë (me origjinë nga Ulqini, nga martesa e përzier greko-malaziase), Andrej Nikolaidis.

Në shkrimin e tij ai thotë se ajo që ndodhi më 1999 ka interpretime të ndryshme, varësisht nga cila politikë e cili popull që atë e përfaqëson. Për dikë është “intervenim i NATO-s”, për dikë “bombardim i NATO-s” e për dikë tjetër “agresion i NATO-s”.

“Pas përfundimit të operacionit, të dyja palët, NATO-s dhe Millosheviqi, shpallën fitoren. Millosheviqi e bëri këtë edhe pse qytetarët e tij u vranë, edhe pse Kosovën e kishte humbur, e Ushtria e tij – të cilën mediat, me të cilat me dorën e fortë vepronte Aleksandar Vuçiqi, e cilësonin si ‘të katërtën në botë’ – ia doli të shkatërrojë mezi dy aeroplanë, që do të rrëzoheshin edhe po të gjuheshin me molla”, shkruan ai, duke thënë se edhe vlerësimet për humbjet janë të ndryshme tek pala serbe dhe NATO, transmeton Telegrafi.

“Në anët tona gjithçka është e vërtetë”, thotë ai. “Këtu, njeriut që thotë se është Napoleon, t’i thuash se nuk është, ai të prek në krah e të thotë: ‘Ky është mendimi yt’. Në anët tona ‘Napoleoni’ ka shanse të mira të përfundojë në Kuvend ose Qeveri, e ti me mendimin tënd në hendek pasi e ha një shkop për koke”.

Sipas tij, këtu edhe faktet më bazike analizohen si “mendimi yt privat”.

“Meqë është kështu, po ua them mendimin tim privat për vitin 1999. Së pari: qytetarët e Kosovës një mirënjohje të madhe – se pse tash jetojnë në shtet të pavarur – ua kanë borxh Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Sikur Serbia të mos e sulmonte Kroacinë dhe Bosnjën, e sikur kroatët e boshnjakët nuk do të vriteshin, nuk do të kishte aksion të NATO-së në Kosovë, e pa aksionin e NATO-s shqiptarët do ta humbnin lehtë luftën”, shton Nikolaidis.

Sipas tij, pa këtë aksion të NATO-s, Millosheviqi do t’ia dilte të sundonte. E, kur ra ai, kjo për të nuk ndodhi se pse ishte kriminel lufte e as se pse e shkatërroi ekonominë e vendit, por sepse as në Kroaci, as në Bosnje e as në Kosovë nuk e bëri atë që pritej nga ai.

“Nuk u përmbys se pse Serbia hoqi dorë nga projekti që zbatonte Miloosheviqi, por sepse atë projekt nuk e realizoi”, thotë ai, duke shtuar se pa aksionin e NATO-s as Mali i Zi sot nuk do të ishte i pavarur. Madje, ai thotë se NATO edhe Serbinë e ka bërë vend më ndryshe.

“Të mos përsëritet koha kur Serbia mendonte se në banesën time në Sarajevën e tashme lindore një serb ka banuar më mirë se unë”, thotë ai. “Serbia është më ndryshe, po jo aq ndryshe sa që lideri i atjeshëm – Aleksandar Vuçiq apo kushdo tjetër – popullit t’ia shpjegojë se si Serbia më 1999 nuk është bombarduar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img