8.7 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Kosova për herë të parë ftohet nga Emiratet e Bashkuar për Konferencën e Palëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë ftesë për pjesëmarrje në Konferencën e Palëve që ndryshe njihet edhe si COP28, nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.

Kjo është hera e parë që Kosova ftohet në takimin e liderëve që nga themelimi i kësaj iniciative, e cila organizohet nga Kombet e Bashkuara me fokus në ndryshimet klimatike.

E para e shtetit u takua me ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara, Nabila Al Shamsi, ku tha se ky moment është shumë i rëndësishëm për Kosovën, pasi sipas saj, Kosova po ftohet si palë e barabartë.

“Ajo theksoi se Kosova ka gatishmëri të plotë për t’u angazhuar në mënyrë sa më aktive në çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e ndryshimeve klimatike dhe se, si e tillë, Kosova duhet të jetë pjesë e çdo tryeze ku diskutohet për këtë temë jashtëzakonisht të rëndësishme e shqetësuese, jo vetëm për shtetin tonë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Nikoqir i COP28 këtë vit janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe konferenca do të mbahet në fund të nëntorit dhe fillim të muajit dhjetor të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img