1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kosova pa listë të shteteve përkrahëse për anëtarësim në INTERPOL

Kosova në betejën për anëtarësim në INTERPOL është nisur pa i bërë “matematikat” se sa shtete e përkrahin dhe sa e kundërshtojnë.

Përderisa qeveria kosovare nuk ka listë të shteteve që janë për dhe të atyre kundër, në Serbi tashmë është publikuar një listë e tillë në bazë të së cilës Kosova do ta ketë të vështirë këtë mision, shkruan sot “Zëri”.

Më 20 nëntor të këtij viti në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kosova synon që përfundimisht të bëhet pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare.

Ndërkohë shteti serb është duke vazhduar lobimin kundër këtij procesi. Së fundmi mediet serbe kanë publikuar një listë të shteteve, të cilat mund të jenë pengesë për Kosovën drejt anëtarësimit në këtë organizatë dhe aty thuhet se janë mbi 50 shtete kundër këtij procesi, ndërkohë që sipas tyre Kosovën e mbështesin mbi 80 shtete tjera.

Nëse kjo listë del të jetë e vërtetë, atëherë Kosova rrezikon të dështojë në këtë proces pasi i duhet votat e dy të tretave (2/3) të anëtarëve të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme në mënyrë që të bëhet pjesë e INTERPOL-it.

Ndërkohë institucionet kosovare, të cilat shprehen të bindur se në nëntor të këtij viti Kosova do të bëhet pjesë e INTERPOL-it, nuk kanë ende një listë të tillë.

Njohësit e sigurisë në anën tjetër vlerësojnë se këtë vit procesi drejt anëtarësimit të INTERPOL-it është udhëhequr më mirë dhe me më seriozitet nga institucionet e Kosovës, prandaj gjasat janë reale që këtë vit ta fitojë edhe anëtarësimin në këtë organizatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img