Site icon PrishtinaPress

Kosova pa kryeministër, ministritë vazhdojnë punën

Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e të parit të Qeverisë, i zuri shumë ministri në befasi.

Por, pavarësisht kësaj këto ministri po vazhdojnë punën e tyre.

Madje, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj mendon se kjo situatë nuk do të ndikojë në punën e kësaj ministrie.

Lekaj theksoi se të gjitha projektet e nisura nga Qeveria Haradinaj do të implementohen  siç kanë qenë ta planifikuara.

‘’Sa i përket projekteve vazhdojnë nuk ndryshon bota m Ramush Haradinaj,e shkuarje e një qeverie. Qeveritë shkojnë e vijnë, por projekte duhet që të implementohen”, ka thënë Lekaj, shkruan Express.

E përderisa është në detyrën e Ministrit, me apo pa qeverinë Lekaj paralajmëron se  do të nënshkruaj  projekte të reja.

‘’Çka e parasheh ligji në përgjegjësin e ministrit unë do t’i nënshkruaj deri sa të jem në detyrë”

Njëjtë po veprojnë edhe ne Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ministri  Shyqiri Bytyqi theksoi se kjo ministri do ta vazhdojnë punën deri në ardhjen e një ministri të ri.

‘’ Dorëheqja e Haradinajt na zuri në befasi sepse ne nuk kemi pritur që në gjysmë të mandatit të ndodhë kjo që ndodhi, por nganjëherë vendimet pulitke janë të paparashikuara të cilat ndodhin dhe duhet të jenë të respektuara. Ne e kemi obligim të respektohet çdo vendim që vjen nga fusha politike. Por ajo çka kemi obligim unë si Ministër por edhe i gjithë stafi Kabinetit që të vazhdojmë punën tonë deri në ardhjen e një Kabineti të ri”.

Dorëheqja e Haradinajt erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Sipas kreut të  AAK-së, ai kishte dashur ti paraqitej  kësaj ftese si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër.

Exit mobile version