2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Kosova nuk përfshihet në agjendën e KiE-së, afati për Kurtin deri të premten

Kosova nuk është futur në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, duke konfirmuar dhe njëherë se pa asociacion nuk do të ketë ecje përpara në këtë proces.

Euronews-i ka mesuar se kundershtari më i fortë ka qenë Franca, e cila e ka bërë të qartë se pa u dërguar statuti i asocacionit në Gjykatën Kushtetuese, Kosova nuk do të futet në axhendën e ministrateve të BE.

Përfaqësuesi i Francës madje u ka kujtuar zv. ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të KiE që edhe pse Kosova e ka pranuar se do të zbatoj asocacionin edhe në letrën dëërguar Këshillit ende nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.

Franca është mbështetur edhe nga Italia e Gjermania në këtë qëndrim, ndërsa Britania e Madhe edhe pse nuk e ka konsideruar asosacionin si një kusht, ka konfirmuar se do t’i bashkohet qëndrimit të Quint-it.

Axhenda është lënë e hapur deri të martën e javës së ardhshme për t’i dhënë dhe pak kohë Kryeministrit Kurti  të marrë një vendim për asocacionin.

Prej kohësh po diskutohet që Kosova mund të mos përfshihet fare në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave më 16-17 maj  dhe kjo pas kërkesës publike që vetë liderët e Francës dhe Gjermanisë ia bënë kryeministrit Albin Kurti për hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit.

Më herët në zyrën e Kurtit qëndruan dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it  të cilët ia bënë të qartë se pa asosacion nuk ka KËshill të Europës.

Kurti në njoftimin për mediat thotë se atyre u përmendi raportin e grekes Dora Bakoyannis, ku është konfirmuar se “Republika e Kosovës plotëson standardet dhe kriteret për të qenë anëtare e plotë e kësaj organizate”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img