0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova nuk ka as për njerëz, por Rusia prodhon vaksinat anti-COVID edhe për kafshët

Rusia ka prodhuar grumbullin e parë në botë të 17,000 doza të vaksinave COVID-19 për kafshë. Vendi e krijoi vaksinën Carnivac-Cov në Mars pasi testet treguan se gjeneronte antitrupa kundër COVID-19 në qen, mace dhe dhelpra.

Grupi i parë do të furnizohet në disa rajone të Rusisë. Rregullatori Rosselkhoznadzor, në një deklaratë është shprehur se kompanitë nga Gjermania, Greqia, Polonia, Austria, Kazakistani, Taxhikistani, Malajzia, Tailanda, Koreja e Jugut, Libani, Irani dhe Argjentina kishin shprehur interes në blerjen e vaksinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim në lidhje me rrezikun e transmetimit të virusit midis njerëzve dhe kafshëve.

Rregullatori rus ka thënë se vaksina do të jetë në gjendje të mbrojë speciet e prekshme dhe të pengojë mutacionet virale.

Rreth 20 organizata janë gati të negociojnë regjistrimin dhe furnizimin e vaksinës në vendet e tyre. Dosja për regjistrim jashtë vendit, veçanërisht në Bashkimin Evropian, është në përgatitje e do të përdoret menjëherë për procesin e regjistrimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img