Site icon PrishtinaPress

Kosova nuk ia del as me Rumaninë, barazon në “Fadil Vokrri”

Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim me Rumaninë, në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, rezultati përfundimtar ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë që Kosova në këtë ndeshje kaloi në epërsi me një gol të shënuar nga Edon Zhegrova, por që u anulua pas rishikimit nga VAR.

Ky barazim nuk i konvenon Kosovës, ku pas tre ndeshjeve renditet në vendin e katërt në Grupin I, me vetëm tre pikë, ndërsa Rumania është e dyra me 7 pikë.

Exit mobile version