3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kosova, një nga temat më dominuese në mediat ruse gjatë muajit gusht

Temat dhe lajmet e lidhura me Kosovën ishin ndër më dominueset në portalet dhe kanalet ruse në Gusht.

Edhe pse dronët turq mbërritën në Kosovë në maj, dorëzimi i tyre ende përdoret si adut për të theksuar se Kosova po “militarizohet”, gjë që sipas tyre është “prelud i një lufte të re në Ballkan”.

Një tekst në faqen e internetit të Novorossiya (04.08) nga Jaroslav Merkulov thekson se NATO përsëri po shkel marrëveshjet e saj me Beogradin – Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshja Teknike Ushtarake e Kumanovës.

Artikulli citon ministrin serb të mbrojtjes Millosh Vuçeviq të ketë thënë, “Ata (NATO) nuk janë vërtet të interesuar për këto veprime dhe për të drejtën ndërkombëtare publike. Shqiptarët jo vetëm që morën pesë dronë Bajraktar, por edhe sisteme shumë serioze antitank, si dhe mortaja me mina dhe diçka tjetër që nuk duhet nënvlerësuar”.

Në artikull theksohet gjithashtu se misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) nga vjeshta do të udhëhiqet nga një gjeneral turk, “poshtërim i vërtetë kombëtar për Serbinë, pasi emigrimi i detyruar i sllavëve nga këto zona filloi gjatë pushtimit osman”.

Autori i shkrimit jep shembuj të gjoja “desrbizimit” të Kosovës.

“Në të njëjtën kohë kur vazhdon militarizimi i Kosovës, popullata serbe vazhdon të dëbohet qëllimisht nga rajoni, e cila rregullisht përballet me sulme dhe arrestime arbitrare shqiptare.

Teksti konkludon se po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për “Sllavët të qëndrojnë në rajon”.

Argumentohet se Beogradi nuk ka gjasa të ndërhyjë në këtë situatë “nëse përshkallëzimi i dhunës nuk arrin spastrimin e drejtpërdrejtë etnik”.

Dhe e gjithë historia e rajonit tregon, siç shkruan ai, “që fatkeqësisht një skenar i tillë është i mundur”. Në këtë rast, “Serbia, për të mbrojtur jetën e qytetarëve të saj, do të duhet sërish të hyjë në luftë me forcat e NATO-s”.

Disa ditë më vonë, gazetat ruse Izvestia dhe Kommersant raportuan se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e kishte paralajmëruar Ukrainën “të mos i shpërdorojë adutët” (Kommersant 09.08.) – konkretisht, “Ukraina mund të humbasë gjithçka nëse njeh pavarësinë e Kosovës”. (Izvestia 08.08.).

Foto 2

Qëndrimin e analistit serb në tekst e paraqet edhe korrespondenti ballkanik i Kommersant, Genadi Sisojev.

“Është e qartë se ka një presion të balancuar nga Perëndimi,” thotë komentatori i politikës së jashtme në Beograd, Boshko Jakshiq.

“Në një moment u rrit presioni ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për refuzimin e tij kokëfortë për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe. Tani Perëndimi po rrit presionin ndaj Beogradit. Me sa duket, Ukraina po i bashkohet në mënyrë aktive këtij presioni – me aludime për mundësinë e njohjes Kosovë”.

RIA Novosti (17.08) regjistron një protestë të serbëve jashtë komunës së Leposaviqit në veri të Kosovës, ku ka mbërritur Radojica Radomiroviq, “ndihmësministri për Komunitete dhe Kthim”, i cili nga mediat e regjimit në Serbi përmendet si “serbi i Kurtit”.

Foton 3

“Ai dhe një grup prej 10 të rinjsh të shoqëruar nga punonjës policie hynë në ndërtesën e Komunës. Qytetarët, të cilët prej muajsh protestojnë kundër prezencës së sipas tyre, kryetarit të paligjshëm shqiptar, janë të indinjuar me ardhjen e Radomiroviqit dhe kërkesën e kontingjenti i NATO-s i KFOR-it të mos lejojë askënd të hyjë në ndërtesë”, raporton RIA Novosti.

E njëjta media ruse, e afërt me Kremlinin (16.08), e krahasoi Kosovën me Donbasin në Ukrainë, duke iu referuar një deklarate të gjeneralit serb Luka Kastratoviq në margjinat e konferencës së Moskës për sigurinë ndërkombëtare.

Foto 4

“Shqiptarët, me ndihmën e SHBA-ve, po u bëjnë serbëve në Kosovë atë që regjimi i Kievit u ka bërë rusëve në Donbas që nga viti 2014. Por Putini, tha Kastratoviq për RIA Novosti, “e zgjidhi çështjen”, d.m.th. “i mbrojti rusët në Donbas me një operacion special ushtarak”.

Në të njëjtën konferencë në Moskë morën pjesë edhe Zoltan Dani, deputet i Partisë Socialiste të Serbisë në Kuvendin e Serbisë dhe Ivica Daçiq, shef i diplomacisë serbe.

Në një intervistë me Izvestia (24 gusht), ai tha se nuk e përjashton mundësinë e një zgjidhje ushtarake të problemit të Kosovës. “Ne po mundohemi të gjejmë një zgjidhje paqësore, por nuk e dimë se sa do të zgjasë. Vijat e kuqe po afrohen”, tha Dani.

Foto 5

Politikani theksoi se ushtria serbe ka përgjegjësi për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vendit të saj.

“Në këtë moment konsiderojmë se një pjesë e vendit tonë është e pushtuar me mbështetjen e paktit të NATO-s”, tha ai.

Dani madje ngriti mundësinë që Serbia të njohë Donbasin dhe Krimenë si pjesë të Rusisë.

“Serbia mund të njohë Krimenë dhe Donbasin si pjesë të Rusisë, por kjo do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata ndërkombëtare në të ardhmen,” tha Dani, një deputet i SPS që është pjesë e koalicionit qeverisës së bashku me Partinë Progresive Serbe të presidentit serb Vuçiç.

Foto 6

Ai deklaroi se qeveria serbe në asnjë rrethanë nuk do të mbështesë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, madje as në këmbim të mundësisë së anëtarësimit në union.

Në të njëjtën kohë, ai pranoi se Beogradi mund të shqyrtojë mundësinë e bashkimit me BRICS.

Zoltan Dani foli edhe për bëmat e tij ushtarake: në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi, njësia e tij ishte e para që shkatërroi F-117-të amerikanë në dukje të paprekshëm.

Foto 7

Deputeti serb pretendon se jehona e luftës jugosllave mund të dëgjohet edhe sot. Ai nuk e përjashton mundësinë që Beogradi të nisë një operacion ushtarak për ribashkimin me Kosovën, transmeton Izvestia./The Geopost

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img