0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova nis zbatimin e reciprocitetit me Serbinë

Në këtë mesnatë fillon zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket dokumenteve për hyrje-dalje.

Kjo marrëveshje është arritur më 27 gusht, me ndërmjetësimin e emisarit special për dialog të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Marrëveshja që hyn në fuqi këtë mesnatë, mundëson që qytetarët e te dy vendeve të mund të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime.

Deri tani situata raportohet të jetë e qetë, dhe pa ndonjë incident.

Megjithkëtë, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se nëse sonte Serbia në orën 24:00 nuk e ndërpret fletë hyrje-daljen për kosovarët, atëherë edhe Kosova është e gatshme që t’i vë në funksion këto fletë hyrje-dalje për shtetasit serbë që hyn në vendin tonë.

Kujtojmë se i pari që njoftoi për arritjen e marrëveshjes për qarkullim me letërnjoftime përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ai tha se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët. /Prishtinapress/      

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img