Përfaqësuesja e Kosovës nis sot (e enjte) eliminatoret për Kampionatin Evropian “Euro 2024” me anë të Ligës së Kombeve, ndërsa luan ndeshjen e parë të grupit në udhëtim te Qipro.
Kosova para disa muajsh mësoi ekipet kundërshtare në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Dardanët janë shortuar në grup me kombëtare të njohura si Irlanda e Veriut dhe Greqia, teksa në grup me ta gjendet edhe Qipro.
Pikërisht Qipro është ekipi përfaqësues me të cilin Kosova do të nis kualifikimet dhe ndeshjet në Ligën e Kombeve.
Ekipi i Alain Giresse do të luajë sot ndeshjen e parë në udhëtim te Qipro dhe është gati për të nisur pozitivisht këto kualifikime.
Ndeshja pritet të zhvillohet në AEK Arena të Larnakas me fillim nga ora 18:00.