0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosova nis lehtësirat për t’i pajisur me dokumente shqiptarët e Luginës

Shqiptarët e Luginës tash e dy dekada po përballen më pasivizim të adresave në vendin ku u linden e u rritën. Të njëjtit me probleme po përballen edhe në Kosovë veçse këtu ata kanë problem për t’u pajisur me dokumente identifikimi.

Qeveria e Kosovës ka marr një vendim për lehtësim të procesit për marrjen e nënshtetësisë por shqiptarët e Luginës po e shohin të vonuar.

Të lindur e të rritur në një shtet tjetër por shqiptarët e Luginës së Preshevës, prej shumë vitesh po përballen më një problem që konsiderohet edhe shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

Atyre sistemi serb po ua pasivizon adresat e banimit e nuk po ua mundëson vazhdimin dhe marrjen e dokumenteve të identifikimit

Shumë prej tyre panë Kosovën si alternativ për të jetuar e vazhduar punët e tyre profesionale.

Por as Kosova për vite me radhë nuk arriti që të ua siguroj dokumentet e identifikimit, e kjo sipas banorëve të Medvegjës ka ndodhur për shkak të probleme politike që kanë Kosova e Serbia.

“Prej pasluftës nuk kemi dokumente edhe atje na kanë larguar që nga viti 2012. Jam nga Baja e Sjarinës, kom ardh në Kosovë menjëherë mbas luftës, këtu nuk kemi dokumente atje na kanë hekë krejt prej regjistrit”, ka deklaruar Remzi Islami, i ardhur nga Medvegja në Kosovë.

Ngjashëm si Islami janë edhe shumë shqiptarë të tjerë të Luginës.

Një dritë në fund të tunelit për këtë kategori u rindez në fund ë këtij dhjetori.

Qeveria e Kosovës, miratoi një projektligj në të cilën parashihet lehtësimi i procesit të marrjes së shtetësisë së Kosovës.

Sipas raportimeve Serbia ka vazhduar diskriminimin duke pasivizuar adresat e më shumë se 4 mijë shqiptarëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci./RTV Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img