Kosova është ngritur tre vende më lartë në listën e FIFA-s.
Kombëtarja e Kosovës është e 138-ta në botë pas publikimit të ri për muajin shtator. Kjo është pozita më e kartë që e ka pasur Kosova në histori të saj, pasi që në listën e kaluar ishte në pozitën e 141-të.
Kosova në futboll e ka filluar shumë mirë në Ligën e Kombeve, ku ende nuk ka pësuar humbje, me barazimin në Azerbajxhan dhe fitoren në Prishtinë kundër Ishujve Faroe dhe kjo ka bërë që të ngritët në renditje.
Kosova ka fituar kundër Shqipërisë, Burkina Fasos, Madagaskarit, ka barazuar me Azerbajxhanin dhe ka fituar kundër Ishujve Faroe.
Pos Kosovës, janë Spanjë, njëra prej Kombëtarëve që nuk ka pësuar humbje më 2018. Pas Spanjës është Ukraina, Rumania dhe Andorra.
Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur për një vend më shumë, fitorja 1-0 ndaj Izraelit në Elbasan Arena ka qenë një bonus i madh për Shqipërinë aq sa humbja ndaj Skocisë nuk ka ndikuar dhe aq.
Kuqezinjtë aktualisht janë të 57-ët në botë me 1383 pikë. Shqipëria lë pas përfaqësuese të tilla si Ekuadori, Finlanda, Bolivia e Sllovenia, ndërsa para kombëtares shqiptare pozicionohen Japonia, Koreja e Jugut dhe Burkina Faso.
Vendi i parë çuditërisht ndahet nga Belgjika dhe Franca në kuotë të barabartë pikësh për këtë muaj ndërsa ndiqen nga Brazili, Kroacia, Uruguai dhe Anglia. /Express/