Të hënën e 24 prillit Kosova pritet që zyrtarisht të jetë në agjendën e Këshillit të Evropës (KiE) Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Lajmin e ka bërë të ditur Rejhan Vuniçi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani.
“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian.”, ka shkruar Vuniçi.