-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kosova nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare në Greqi

Nën iniciativën e Agjencionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar – #USAID dhe mbështetur nga National Association of Regulatory Utility Commissioners – #NARUC, U.S. Energy Association – #USEA dhe #RTIInternational, sot në Athinë të Greqisë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkimin e Tregut të Ditës në Avancë të Energjisë Elektrike në Evropën Juglindore.

Krerët e Autoriteteve Rregullative, Operatorëve të Sistemit të Transmetimit dhe Bursave të Energjisë Elektrike nga Kosova????????, Shqipëria????????, Greqia???????? dhe Maqedonia e Veriut????????, si palë me rol kyç në tregun e energjisë elektrike në Evropën Juglindore (EJL), nënshkruan këtë Memorandum Mirëkuptimi me synimin për themelimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm, drejtë arritjes së objektivave të përbashkëta të rajonit, duke rritur sigurinë e furnizimit dhe siguruar pjesëmarrje të përbashkët, në përputhje me praktikat dhe modelet më të mira evropiane, në funksion të:
Përmirësimit dhe rritjes së sigurisë së furnizimit me energji elektrike për të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Përmirësimit dhe shfrytëzimit të kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit dhe gjenerimit për të siguruar një treg të qëndrueshëm dhe efikas.
Realizimin e konkurrencës dhe transparencës në tregun e energjisë elektrike, duke përfshirë formimin e çmimeve dhe ofrimin e përfitimeve financiare afatgjata për konsumatorët.

Krijimin e mekanizmave të harmonizuar dhe të integruar për menaxhimin e flukseve të energjisë elektrike dhe rritjen e tregtisë ndërkufitare, e cila do të mundësoj koordinimin dhe përdorim optimal të burimeve të energjisë në të gjithë rajonin.
Zbatimin e Modelit të Synuar të Bashkimit Evropian për tregun me shumicë të energjisë elektrike.

Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv i #KOSTT z. Evetar Zeqiri theksoi ‘Ky moment është një dëshmi e qartë e angazhimit tonë të përbashkët për ndërtimin e një tregu të integruar, konkurrues dhe transparent për të gjitha vendet pjesëmarrëse dhe një hap tjetër i rëndësishëm drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe të koordinuar në fushën e energjisë elektrike në Evropën Juglindore. Njëkohësisht kjo iniciativë paraqet zgjerimin më të madh të sistemeve evropiane të energjisë elektrike me vendet jo anëtare të Bashkimit Evropian????????”.

Ky Memorandum Mirëkuptimi është rezultat i një pune mbi 20 vjeçare në reforma në sektorin energjetik të këtyre vendeve dhe shënon një hap historik drejt rritjes së bashkëpunimit rajonal në sektorin e energjisë, nxitjes së stabilitetit dhe promovimit të operacioneve efikase të tregut të energjisë elektrike në Evropën Juglindore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img