Site icon PrishtinaPress

Kosova nënshkruan marrëveshje me EUROPOL për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacioneve

Është nënshkruar marrëveshja e tretë e Kosovës me EUROPOL-in, e cila definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve.

Siç njofton ministri Sveçla, para disa ditësh kishte pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL, Catherine de Bolle.

“Para disa ditësh kam pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL znj. Catherine de Bolle për gadishmërinë për të bashkëpunuar dhe vendosmërinë tonë për të vepruar pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. Sot, jam njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e tretë me EUROPOL, nga znj. De Bolle, që definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve”, tha Sveçla.

Tutje ka shtuar se kjo marrëveshje do ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin e Kosovës me EUROPOL.

“Kjo marrëveshje do të thellojë bashkëpunimin tonë me EUROPOL, do të garantojë shtetndërtim me hapa të sigurtë e do të kontribuoj në synimet tona të përbashkëta për sundim të ligjit”, tha ministri, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version