-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosova në zgjedhje të reja parlamentare?

Njohësit e çështjeve politike në vend vlerësojnë se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare edhe në vitin 2018. Analisti Mazllum Baraliu tha se kjo qeverisje nuk është në rrugën e duhur për të shkuar tutje. Megjithatë qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj konsideron se është stabile për të përmbushur mandatin e plotë të saj.

Pavarësisht se gjatë vitit 2017 Kosova organizoi dy palë zgjedhje dhe kaloi nëpër një proces të gjatë elektoral, në nivel qendror e lokal, analistët politikë po shohin gjasa të mëdha që edhe në 2018 vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Analisti Mazllum Baraliu i ka thënë Radio Kosovës se qeveria aktuale përkundër deklarimeve, siç i quajti ai “pompoze”, nuk është në rrugën e duhur për të udhëhequr një mandat të plotë.

”Raporti i cili herë herë edhe ndoshta jo në përputhje me ligjin, me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën. Por sidoqoftë, një qeverisje e cila nuk ka ofruar shumë dhe duke e pasur parasysh fragjilitetin e këtij koalicioni, kjo qeverie në vitin e ardhshëm mund të këtë edhe mocione mosbesimi, mund të ketë edhe befasi”, tha Baraliu.

Ndërkaq, Ismet Kyrziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës, shprehet se edhe po të shkohet në zgjedhje të reja, ai nuk sheh ndonjë alternativë apo rirreshtim tjetër politik i cili do t’i jepte Kosovës zgjidhje më të mira.

”Kjo, nuk mendoj. Do të thotë që kjo si shoqëri dhe agjendat që na presin qoftë agjendat e brendshme dhe qoftë ato në përgjithësi dhe rolin tonë në rajon duke përfshirë demarkacionin, asociacionin, liberalizimin e vizave, e të gjitha këto çështje”, tha Kryeziu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img