Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, ka shënuar ngritje në ranglistën më të re të FIFA-s.
Në ranglistën e re të publikuar të enjten, Kosova është ngjitur për dy pozita.
Më 5 gusht, kur edhe ishte publikuar renditja e fundit, Kosova ishte në pozitën e 113-të, me 1162 pikë.
Tani pozicionohet në vendin e 111-të, me 1165 pikë./Prishtinapress/