4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kosova në “Kongresin Botëror të Kancerit 2016”, në Paris

Gjatë periudhës 31 tetor deri më 3 nëntor 2016, Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit – TKKK mori pjesë në Kongresin Botëror të Kancerit të organizuar nga Unioni Ndërkombëtar për Kontroll të Kancerit (UICC) në partneritet me Organizatën e Kombeve të Bashkuara – OKB.
Ky Kongres, që u zhvilluar në Paris, njëkohësisht paraqet njërin ndër ngjarjet më të rëndësishme globale në luftën kundër kancerit.
Kosova u përfaqësua në këtë Kongres nga Prof. Dr. Suzana Manxhuka – Kërliu, e cila mori pjesë në Samitin e Liderëve Botëror Kundër Kancerit.
Nga ana tjetër, Kosova për herë të parë kontribuoi në hartimin e Raportit të Progresit – Deklarata Botërore Kundër Kancerit 2016, duke u renditur në mesin e shteteve raportuese.
Në kuadër të mbi 200 organizatave botërore, TKKK mori pjesë në Asamblenë Gjenerale të UICC-së me të drejta të plota, duke përfshirë këtu edhe të drejtën e votës për Kryetarin e ri dhe Bordin e Drejtorëve të UICC-së.
TKKK u përzgjodh të koordinojë një sesion për të prezantuar aktivitetet e saj, si dhe të 24 shteteve të Mesdheut përmes Task Forcës Mediterane për Kontroll të Kancerit – MTCC.
Ky sesion udhëhiqej nga ana e Kryetares së TKKK Prof.Dr. Suzana Manxhuka – Kërliu, ndërsa pjesë e panelit ishin edhe Prof. Dr. Nurdan Tozun (Turqi) dhe Prof. Dr. Zijad Sharaiha (Jordan).

Po ashtu në këtë kongres botëror, TKKK prezantoi një punim shkencor përmes Dr. Liridon Selmanit – autor si dhe Dr. Emine Devollit – Disha, bashkëautore.

paris

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img