Në listën e shteteve ku do të mbërrijnë këto vaksina është edhe Kosova, megjithatë nuk dihet se në çfarë sasie, shkruan Gazeta Express.
Kosova është në një grup me Meksikën, Kanadanë, Republikën e Koresë, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Ukrainën, Haitin, Gjeorgjinë, Egjiptin, Jordaninë, Irakun, Jemenin dhe punëtorët e vijës së parë të Kombeve të Bashkuara.
Për këtë grup të shteteve ku gjendet Kosova janë planifikuar të ndahen përafërsisht 6 milionë vaksina.
Ndërkohë një sasi tjetër prej 19 milionë vaksinave do të shpërndahet për një numër tjetër të shteteve.
From the White House fact sheet announcing international distribution of an initial 25 m US vaccine doses: pic.twitter.com/9m5YZT5P11
— Anne Rumsey Gearan (@agearan) June 3, 2021