6.5 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Kosova në “gjumë”, nuk e shfrytëzon mundësinë për largimin e fletë-arresteve të Serbisë

Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës ishte arrestuar më 4 janar të këtij viti nga autoritetet franceze, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia. Një ditë më pas, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte lëshuar 57 fletë-arreste për të dyshuarit serbë të cilët pretendohet se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se Kosova është treguar neglizhente ndaj flet-arresteve që i ka lëshuar Serbia ndaj kosovarëve, përfshirë këtu ish-kryeministrat Hashim Thaçi, Agim Çeku dhe Ramush Haradinaj.

Sipas tij, institucionet kosovare nuk e kanë shfrytëzuar as shtetin amë, Shqipërinë, që kjo e fundit të kërkojë nga INTERPOL-i që urdhër-arrestet të hiqen. Ndërsa, është shprehur ai, në INTERPOL ekziston një Komision që do të vlerësonte këto urdhëresa se a kanë konotacion politik. Gashi është shprehur se këto mundësi nuk i kanë përdorur institucionet e Kosovës.

“Duke e pasur parasysh që ish-kryeministrat kanë qenë neglizhentë për shkak se në momentin që janë liruar, nuk janë marrë më me këtë punë duke konsideruar se janë të kryera. Pastaj, kur rastet janë përsëritur, kanë qenë shumë dëshpëruese. Sigurisht që edhe pse ne nuk jemi pjesë e INTERPOL-it, mund të paraqesim kërkesa, në INTERPOL është edhe një Komision që detyrohet t`i vlerësojë të gjitha urdhër-arrestet e Serbisë se a kanë konotacion politik. E këto kanë konotacion politik dhe kjo do të thotë se ato do të mund të hiqeshin. Kosova nuk po e shfrytëzon as shtetin amë, Shqipërinë, që në emër të Kosovës të bëjnë lobimin dhe kërkesën që fletë-arrestet politike të hiqen, ashtu siç para disa ditëve në Kosovë deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama se Shqipëria është duke bërë tani gjithçka që përmes INETPOL-it të kërkojë që të hiqen këto fletë-arreste sepse ka organe kompetente që mund ta bëjnë këtë”, është shprehur ai.

Gashi ka komentuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria Speciale e Kosovës për serbët që dyshohen të kenë kryer krime lufte në Kosovë. Sipas tij, veprimi i tillë menjëherë pas arrestimit të Haradinajt është jo taktik dhe për këtë është dashur të veprohej më herët. Tutje, Gashi ka thënë se nuk mund të kërkohet në Bruksel që urdhër-arrestet e Serbisë të largohen, ngase sipas tij, Serbia nuk do ta bëjë këtë gjë asnjëherë.

“Të gjitha institucionet në Kosovë janë tepër neglizhente dhe gjithmonë mendojnë se ajo është punë e dikujt tjetër, përveç kur i godit personalisht. Mirëpo, edhe kur kjo ndodhë, ajo çështje harrohet. Unë besoj se fletë-arrestet nuk mund të kërkohet në bisedimet me Serbinë që ato të largohen, sepse Serbia nuk do ta bëjë atë kurrë, për të vetmen arsye se territorin e Republikës së Kosovës e konsideron si territor të vetin me Kushtetutën e saj”, ka thënë ai për “Indeksonline.

Gashi ka shtuar se arrestimet për komandantët dhe ish-ushtarët e UÇK-së nga fletë-arrestet e Serbisë, të cilat ajo i dorëzon në INTERPOL, janë të dhimbshme dhe të pakuptueshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img