Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku njofton se edhe Kosova është pjesë e EUREGHA-s, Autoriteteve Shëndetësore Rajonale dhe Lokale Europiane.
Siç thekson Sadiku, pas aplikimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës në EUREGHA, Bordi i këtij mekanizmi evropian ka pranuar AKK-në në cilësinë e anëtarit/vëzhgues në EUREGHA.
“EUREGHA është referencë për Autoritetet Shëndetësore Rajonale dhe Lokale Evropiane dhe Kolegjiumi për shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale do të vazhdojë bashkëpunimin me Autoritetet Shëndetësore Rjonale dhe Lokale Europiane.
Ky rrjet bashkon një masë kritike njohurish dhe ekspertize dhe inkurajon diversitetin me qëllim që të ndihmojë anëtarët e vet të përmirësojnë efikasitetin dhe cilësinë e sistemeve dhe shërbimeve shëndetësore në pushtetin lokal Evropë.
Pjesë e strukturave të Asociacionit të Komunave është edhe Kolegjiumi i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i cili ka luajtur rol me rëndësi në anëtarësimin në EUREGHA”, njofton drejtori.