Site icon PrishtinaPress

Kosova në ditë zie, i jepet lamtumira e fundit artistes Nexhmije Pagarusha

Sot i jepet lamtumira e fundit bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Sipas Presidencës, në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten në moshën 86 vjeçare.

Ajo do të varroset so në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare.

Agjenda:

09:00 – 11:00, Homazhe në Teatri Kombëtar,

11:00 – 11:30, Akademi Përkujtimore në Teatri Kombëtar,

11:30 – 12:00, Nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar.

14:30, Varrimi në Pagarushë të Malishevës.

Exit mobile version