2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kosova merr barazim me vlera të mëdha në Athinë, Aro Muric heroi i ‘Dardanëve’

Kosova ka marr barazim në Athinë kundër Greqisë, duke e mbyllur takimin me rezultat 1-0.

Ndeshja e vlefshme për grupin 3 në Ligën C, e shfaqi një Kosovës të disiplinuar në mbrojtje dhe të shpejtë disa herë në kundërsulme.

Minutat e para të ndeshjes ishin të qeta, duke bërë që të dyja ekipet të provonin forcën e secilit.

Rasti e parë në ndeshje e kishte Dimitrios Liminos, por Aro Muric ishte në vend.

Në minutën e 17-të të ndeshjes, Herolind Shala prek në zonë një sulmues të Greqisë, ndërsa gjyqtari akordoi penallti të lehtë.

Anastasios Bakasetas gjuajti, por ishte Aro Muric që priti bukur penalltinë.

Kosova në munitën e 32-të bëri një zëvendësim të detyruar pasi Florian Loshaj i dëmtuar u largua për t’i bërë vend Anel Rashkajt.

Kosova pati një rast të mirë në minutën e 37-të kur në kundërsulm, Lirim Kastrati nuk goditi në fund dhe humbi rastin duke tentuar asistimin për Benjamin Kolollin.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë Kosova rriti nivelin e lojës, pasi që kishte edhe raste të mira.

Rastin e parë në këtë pjesë e kishte Kastrati pas një kundërsulmi të mirë, por i vetë me portier nuk shënon. Asistimi ishte i Leart Paqaradës.

E njëjta dyshe edhe në minutën e 52-të kishin rast të mirë. Kastrati depërton bukur kthen topin në zonë, por largohet nga grekët, ku vije të këmbët e Paqaradës që gjuan bukur, por një mbrojtës grek largon topin nga vija.

Grekët nuk kishin raste të mira në pjesën e dytë, ku Kosova u mbrojt shumë mirë, duke mos lejuar të rrezikojnë shumë.

Në mintuën e 74-të ka mundur që Kosova të reagojë më mirë, por Kololli ishte në pozitë jashtë lojës.

Në fund Kosova mori një barazim me vlera për të ardhmen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img