1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kosova me tetë xhudistë në Grand Slamin e Parisit, aty janë edhe Distria e Nora

Kosova do të jetë pjesëmarrëse me tetë xhudistë në Grand Slamin e Parisit.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Xhudos e Kosovës.

Gara do të mbahet nga 2 deri më 4 shkurt.

Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga pesë kontinente, plot 110 shtete, 661 garues, nga të cilët 384 meshkuj dhe 277 femra.

Nga Kosova, pjesëmarrës do të jenë këta xhudistë:

  1. Distria Krasniqi (-52 kg),
  2. Nora Gjakova (-57 kg),
  3. Flaka Loxha (-57 kg),
  4. Laura Fazliu (-63 kg),
  5. Loriana Kuka (-78 kg),
  6. Akil Gjakova (-73 kg),
  7. Dardan Cena (-73 kg),
  8. Shpati Zekaj (-100 kg).

Sipas njoftimit, Distria, Nora dhe Flaka do të ndeshën të premten; Laura, Akili e Cena të shtunën; kurse Loriana Kuka dhe Shpat Zekaj do të ndeshën të dielën.

Garuesit do të jenë nën udhëheqjen e trajnerit e selektorit të ekipit kosovar, Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img