Site icon PrishtinaPress

Kosova me status të avancuar në AP të NATO’s, Vuçiq reagon plot pezm: Edhe në KiE do t’i pranojnë në një datë të zgjedhur

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur edhe të dielën për Kosovën, në ditën kur u shënua përvjetori i 25-të i bombardimeve të NATO’s.

Pikerisht këtë ditë Asambleja Parlamentare e NATO’s e ka avancuar statusin e delegacionit të Kosovës nga vëzhgues në të asociuar.

Për Vuçiq kjo është tregues se “NATO ka bërë me dije se gjatë gjithë kohës ka punuar së bashku me Prishtinën”

Sipas Vuçiq NATO dhe Kosova po veprojnë si ekip i koordinuar ose si “polic i mirë dhe i keq”.

Atij i ka penguar që kjo ka ndodhur më 24 mars, në ditën e bombardimeve duke kujtuar se edhe Millosheviqi ishte dorëzuar në Hagë më 28 qershor.

“Atyre u pëlqejnë datat, datat janë të rëndësishme për ta. Prandaj i detyruan të mjerët tanë që ta dorëzojnë Millosheviqin në Vidovdan. Prandaj sot vendosën që Prishtina të jetë anëtare e asociuar  në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Prandaj do të shkojnë në zgjedhin sërish një ditë të veçantë kur do t’i pranojnë në Këshillin e Evropës. Dhe e gjithë kjo gjoja duke zbatuar sanksione kundër Prishtinës”, tha Vuçiç.

“A mund t’i imagjinoni sanksionet në të cilat u jepet liberalizimi i vizave”, ka tentuar të ironizojë Vuçiq.

“Anëtar i asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ky është një hap më lart se sa ishin deri më tani. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës – shumë të rënda këto sanksione. Dhe kjo thjesht ju tregon se ata kanë punuar gjatë gjithë kohës si një ekip koheziv, se kanë punuar gjithë kohën bashkë dhe se ata thjesht luanin një polic të mirë dhe të keq dhe asgjë më shumë se kaq. Sado të vegjël të jemi, ne nuk jemi idiotë.”

Exit mobile version