Samir Hoxha ka thënë se Kosova do të bëhet edhe me stadiumin e dytë kombëtar dhe do të ndërtohet në Prizren.
Në emisionin “Sporti Total” në KTV, Këshilltari i Ministrit të Sportit, Samir Hoxha, ka thënë se Kosova do të bëhet edhe me stadiumin e dytë kombëtar dhe do të ndërtohet në Prizren.
Hoxha tregoi se Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e Kosovës shumë shpejt do të nënshkruajë marrëveshje me Ministrinë e Sportit të Turqisë që të fillojnë bashkëpunimin për ndërtimin e një stadiumi në qytetin e Prizrenit.
Krahas Prizrenit, stadium kombëtar do të ndërtohet edhe në Drenas.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim për zhvendosjen e lokacionit të stadiumit kombëtar nga Prishtina në Komunën e Drenasit.