Site icon PrishtinaPress

Kosova me nivelin më të ultë për kreditë me probleme

Kreditë me probleme në vendin tonë gjatë vitit që shkoi shënuan nivelin 6.2%, derisa sipas të dhënave krahasuese të Bankës Botërore, Shqipëria dhe Serbia janë vendet ku raporti i kredive me probleme është 20% dhe 20.9%, ndërkohë që rënia e këtij treguesi është shumë e ngadaltë në raport me pjesën tjetër të rajonit.

Sipas BB nivelin më të ulët e mban Kosova, me 6.2%. Ndërkohë që Shqipëria arriti disa rezultate pozitive në dy vitet e fundit, kryesisht falë pastrimit të portofoleve nga kreditë e klasifikuara prej vitesh si të humbura, por, ulja e kredive me probleme ngelet e ngadaltë. Bankat ende kanë pakënaqësi me procesin ligjor të mbledhjes së borxheve, të cilin e vlerësojnë ende të ngadaltë dhe problematik.

Raporti i kredive me probleme në rajon

Serbi   20.9  Shqipëri  20

Bosnje   12.1

Mali i Zi  10.2

Maqedoni   7.2

Kosovë   6.2

Exit mobile version