Gjatë kësaj ngjarje po ashtu do të bëhët hapja e ekspozitës me fotografi nga kampet e refugjatëve e fotografit profesional nga Brukseli, Asllan Krasniqi.
Po ashtu do të hapet edhe mitingu i poezisë “Bllaca 99”, me pjesëmarrjen e mbi 90 poetëve nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe do te bëhet mbjellja e 99 fidanëve.
Për të gjithë qytetarët e interesuar, Hekurudhat e Kosovës kanë organizuar transport të posaçëm nga Mitrovica, që niset në ora 11:00 dhe ndalet në të gjitha stacionet, deri në arritjen në Bllacë në ora 14:00.